18:25 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

EULEX të gatshëm të ofrojnë ndihmë për vrasjen

EULEX ka dënuar fuqishëm aktin kriminel që sot mori jetën e Oliver Ivanoviq dhe i bën thirrje autoriteteve relevante që të veprojnë shpejt dhe me efikasitet në mënyrë që të arrestohen kryerësit e këtij akti makabër.

“Misioni ynë është i gatshëm që të ofrojë përkrahje sipas mandatit që ka. Në emrin tim dhe Misionit të EULEX-it shprehi ngushëllimet e sinqerta familjes dhe miqve të Ivanoviq. I bëj thirrje atyre që kanë ndonjë informacion relevant i cili mund të çojë deri tek arrestimet e mundshme lidhur me vrasjen e Ivanoviq, që ta raportojnë atë tek autoritetet. Apeloj gjithë komunitetin që të ruajnë qetësinë dhe dinjitetin në këto momente të vështira”, tha Alexandra Papadopoulou, shefe e misionit të EULEX-it.

Temat: