00:01 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mercedes prezanton modelin e ri GLE

Mercedes-Benz ka bërë debutimin global të gjeneratës së re GLE në Paris Motor ShoW.

Sa i përket pamjes, nuk duket që ka një diferencë të largët me modelin aktual, megjithatë dukja e përgjithshme e modelit të ri është më e rrumbullakët pasi fokusi ka qenë në përmirësimin e aerodinamikës.

Fytyra e GLE-së së ri duket se është frymëzuar nga kamioncina X-Class, me një grilë tetëkëndëshe mbi mbulesën e kromuar.

Ky model i ri raportohet se shquhet për teknologji mbresëlënëse, shkruan IndeksOnline. Njëra ndër to janë dritat me ultra-rreze LED që ka në një gamë mbi 650 metra.

Nga ana tjetër, nxjerrja në pah është boshti i aksit i cili është 80 mm më i gjatë se modeli që po largohet. Për më tepër, dizajni i pasqyrës së krahut është gjithashtu i ri. GLE do të ofrohet me opsionet e madhësive të gomave që shkojnë në mes 18-22 inç.

Dizajni mbetet i njohur edhe në pjesën e prapme; megjithatë, llambat e pasme të rrumbullakosura dhe llambat e reja të hijshme e bëjnë atë të duket më kompakte.

“21 vjet më parë, kemi themeluar segmentin premium SUV me M-Class. Që atëherë, rëndësia e këtyre modeleve është rritur vazhdimisht – jo vetëm për ne, por edhe për të gjithë industrinë”, thotë Britta Seeger, Anëtare e Bordit dhe Menaxhimit të Daimler AG. /IndeksOnline/