11:49 / E Hënë, 16 Tetor 2017 / indeksADMonline

Fejohet njëri nga vëllezërit e famshëm (Foto)

Joe Jonas, dhe e dashura e tij 21-vjeçare Sophie Turner, ylli i Game Of Thrones, bënë të ditur të dielën se janë fejuar.

Të dy kanë postuar në faqet e tyre në Instagram foto ku Turner mbante unazën e diamanttë të fejesës, duke etiketuar njëri tjetrin në foto.

“Thashë Po”, shkruan Sophie. “Ajo tha Po”, shkruan Jonas.

Aktorja dhe lideri i grupit dance-rock DNCE janë lidhur me njëri-tjetrin në fund të 2016.

28-vjeçari Joe u bë i famshëm me grupin “Jonas Brother” bashkë me vëllezërit e tij, Kevin dhe Nick.

Ishe dashura e Joe, Demi Lovato, nuk ka gjë tjetër po vetëm dashuri për ishin e saj, dhe për të siguruar fansat se ajo e dinte dhe se ishte e lumtur për të, ka shkruar një koment në foton e Joe me unazën në dorën e Sophie. “Shumë urime! Shumë e lumtur për të dy!”./tch