13:32 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ferguson paraqitet për herë të parë në Old Trafford pas sëmundjes

Legjenda e futbollit dhe e Manchester United, Sir Alex Ferguson është paraqitur sot për herë të parë në stadiumin “Old Trafford” pas sëmundjes që pati, transmeton Indeksonline.

Ferguson ishte plot buzëqeshje dhe duket tani i është rikthyer gjendjes normale. Trajneri legjendar gjatë këtij viti u desh të operohej me urgjencë pasi që kishte gjakderdhje në tru.

Skocezi udhëhoqi United për 26 vite duke fituar 13 herë ligën dhe dy herë Ligën e Kampionëve./Indeksonline/