14:15 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

FIBA hedhë shortin, Kosova në grup me Ukrainën, Norvegjinë… (Foto)

Shtëpia më e madhe e basketbollit në Botë “FIBA” ka hedhur shortin për kualifikimet në Kampionatin Europian.

Përfaqësuesja e Kosovës (femrat) në grupmoshat U18 është në grupin D, ku si kundërshtar do t’i ketë këto shtete: Norvegjia, Ukraina, Bjellorusia, Sllovakia dhe Luksemburgu.

Shorti u hedhë edhe për grupmoshat U16 (femrat), ku Kosova do të jetë më grupin C me kundërshtarë: Izraeli, Irlanda, Rumunia, Zvicra dhe Luksemburgu.

Kurse për U18 (meshkujt), Kosova do të jetë në grup me Qipron, San Marinon dhe Gjibraltarin.

Kujtojmë se kjo e fundit do të mbahet në Palestrën Sportive Prishtinë më 22 dhe 29 korrik.

Kurse për U16 (meshkujt), Kosova do t’i ketë këto shtete në grupin D: Ukraina, Bosnja, Çekia, Zvicra dhe Bjellorusia.

Sa i përket grupmoshave U20, Kosova në grup ka këta kundërshtarë: Finlanda, Polonia, Gjeorgjia dhe Portugalia./IndeksOnline/

Temat: