15:58 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

FIFA zgjedh futbollistin e ndeshjes Japoni – Kolumbi (Foto)

Ka përfunduar ndeshja mes Japonisë dhe Kolumbisë. Kombëtarja e Japonisë arkëtoi tre pikë të mëdha duke mposhtur Kolumbinë me rezultat 2-1.

Pas ndeshjes FIFA në sajtin e saj zyrtar ka publikuar emrin e futbollistit të ndeshjes. Ai është Yuya Osako, i cili shënoi golin e fitores, shkruan IndeksOnline.

Dy golat tjerë në këtë përballje i shënuan: Quintero (Kolumbia) dhe Kagawa (Japonia).

Ndeshjen e radhës, Japonia e luan ndaj Senegalit, kurse Kolumbia ndaj Polonisë./IndeksOnline/