22:14 / E Premte, 15 Qershor 2018 / indeksADMonline

FIFA zgjedh lojtarin e ndeshjes (Foto)

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA menjëherë pas përfundimit të super ndeshjes, Spanjë – Portugali, ka zgjedhur lojtarin e ndeshjes.

Portugalia dhe Spanja barazuan 3 me 3 në ndeshjen e parë të grupit B, shkruan IndeksOnline.

Tri golat për Kampionin Europian i shënoi Cristiano Ronaldo dhe padyshim u zgjodh futbollisti i kësaj mbrëmje.

Në anën tjetër, golat i shënuan: Diego Costa dhe Nacho.

Me këtë barazim Portugalia dhe Spanja tani renditen në pozitën 2 dhe 3, kurse në të parën është Irani me 3 pikë të plota pasi mposhti Marokon./IndeksOnline/