14:13 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Firmino mesazh Coutinhos: Pa ty Liverpooli nuk është i njëjtë!

Roberto Firmino ka shkruar një mesazh lamturmirës për Philipe Coutinhon.

Anësori brazilian ka nënshkruar më gjigantin spanjoll, Barcelonën – kjo e fundit pagoi plotë 130 milionë euro, transmeton IndeksOnline.

Shoku më i ngushtë i Coutinhos te skuadra “The Reds” ishte bashkëkombasi i tij, Firmino, i cili ka shkruar një mesazh lamtumirës.

“Liverpooli pa ty nuk është i njëjtë, do t’i mungoj magjia juaj. Vëlla të dëshiroj sukses të pafundmë. Kemi kaluar shumë mirë së bashku. Fat dhe suksese për ty dhe familjen”, ka shkruar Firmino./IndeksOnline/