09:20 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Fitore të mëdha për LA Lakers dhe Dallas, Bostoni thyen rekord ndaj Chicagos

Los Angeles Lakers ka triumfuar në udhëtim te Memphis Grizzlies me rezultat 111-99 duke treguar fuqinë e vet.

Në asnjë moment fitorja në këtë takim fitorja nuk ishte në diskutim te Lakers që dominuan nga momenti i parë.

LeBron James ishte më i miri me 20 pikë, tetë kërcime dhe 9 asistime, i ndjekur nga Kyle Kuzma me 20 pikë e nëntë kërcime.

Fascinoi Josh Hart i cili realizoi 16 pikë dhe McGee me 10 pikë e 10 kërcime.

Dallasi e mposhti me dramë 107-104 skuadrën e Houston Rockets falë shkëlqimit të Luka Doncic që në minutat finale realizoi 11 pikë rresht, prej tyre tre tresheve.

Ai mbylli mbrëmjen me plot 25 pikë, kurse te Houstoni nuk mjaftuan 35 pikët e 8 asistimet e James Harden.

Bostoni shënoi fitoren me diferencën më të thellë në histori të klubit, pasi mposhti Chicago Bulls me rezultat 133-77, plot 56 pikë epërsi.

Theis me 22 pikë e 10 kërcime dhe Jaylen Brown me 23 pikë ishin më të mirët te Bostoni në këtë duel.

Renditja tabelare është e çmendur në NBA, pasi Bostoni gjendet në pozitën e pestë me pesë ndeshje prapa vendit të parë ë mbahet nga Toronto Raptors, shkruan Telegrafi.

Në perëndim situata është edhe më e komplikuar, ku pas ndeshjeve të fundit vendin e parë e ka rikthyer Golden State, pasuar nga Oklahoma dhe Denver Nuggets. Lakers gjenden në vendin e pestë, kurse Houston Rockets mbajnë vendin e parafundit me vetëm 11 fitore.

Temat: