21:58 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Fituesi i Copa Libertadores vendoset në ndeshjen e kthimit

Finalja e Copa Libertadores (Liga e Kampionëve e Amerikës Latine) në mes të Boca Juniors dhe River Plate ka dhuruar spektakël dhe gola.

Dy skuadrat nga kryeqyteti argjentinas barazuan me rezultat 2-2 në finalen e parë të zhvilluar në La Bonbonera.

Golat për Boca Juniors i shënuan Abila (34’) dhe Benedetto (45+1’). Ndërsa për River Plate realizuan Prato (35’) dhe autogoli i Izquierdoz (61’).

Ndeshja kthyese dhe vendimtare do të luhet me 24 nëntor në pjesën tjetër të Buenos Aires. /IndeksOnline/