Fjolla Morina si “Hirushja”
Mbrëmë u mbajt edicioni i 13-të i ndarjes së çmimeve “Zhurma Show” në “Sheshin 21”.
Ajo e cila bëri më shumë zhurmë me paraqitjen e saj ishte Fjolla Morina.
E veshur me një fustan rozë i cili ngjasonte me atë të princeshave të “Disney-t”, Fjolla arriti që ta tërheq vëmendjen e të gjithëve tek sa po hynte në spektakël.
Përveç dukjes së saj ende më të veçantë hyrjen e bëri edhe karroca mbretërore, e cila kompletonte edhe më shumë portretin e një princeshe./express


