Football Leaks zbulon skandalin e presidentit Infantino me PSG dhe Man City
Portali i njohur, Football Leaks ka zbuluar skandalin e madh në futbollin botëror.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino sipas hulumtimit të Football Leaks ka ndihmuar ekipin e PSG-së dhe Manchester Cityt që t’i ikin “Fair Play-it” financiar.
Përkundër transferimeve me shifra marramendëse, asnjëri ekip nuk është dënuar.
Sipas dokumenteve të zbuluara, ekipi francez është financuar në mënyrë jo të rregullt nga qeveria e Katarit, gjë që i ka lejuar atyre të transferonte super yje si Neymar dhe Mbappe brenda një afati kalimtar.
Kurse, Manchester City i ka ikur sanksioneve përmes një kontrate të kompanisë turistike nga Katari, ku pjesë e kësaj kontrate ishte edhe UEFA në vitin 2013-14. Në këtë mënyrë, ekipi anglez iu iku sanksioneve që i kishte pësuar një vit më parë.
Rasti i PSG për sanksione ishte mbyllur në vitin 2017 nga UEFA për arsye politike./Indeksonline/