17:39 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Ford konfirmon 40 modele ekologjike deri në vitin 2022

Drejtues të Fordit gjatë auto-sallonit në Detroit konfirmuan se do të nisin ciklin prej 11 miliardësh në automjetet e pranueshme ekologjike.

Ford deri në vitin 2022 planifikon të hedhë në treg të paktën 40 modele “të gjelbra”, por ende nuk ka konfirmuar numrin e modeleve hibride dhe atyre elektrike.

Më herët është thënë se do të jenë 24 modele hibridë dhe 16 modele elektrike, por këto informacione nuk janë konfirmuar.