10:11 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ronaldo flet për të ardhmen në ekipin kombëtar

Cristiano Ronaldo ka folur pas humbjes ndaj Uruguait në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

Ylli i Real Madridit është pyetur nga gazetarët se cfarë do të ndodh me të ardhmen e tij, ndërsa përgjigja e portugezit është kjo.

“Nuk është koha të flasim për të ardhmen time si lojtar, apo të trajnerit”, tha Ronaldo.

Kombëtarja e Portugalisë u eliminua nga Kupa e Botës në fazën e 1/8 së finales nga Uruguai.

Ky mund të jetë Kampionati Botëror i fundit për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Por, kështu nuk mendojnë bashkëlojtarët, pasi ata duan që Ronlado të jetë i gatshëm edhe për vitin 2022, pavarësisht se ai mbushë plotë 37 vite.

“Gjithkush në Portugali shpreson që ai të jetë atje në vitin 2022, edhe pse mbushë 37 vite”, tha Bernardo Silva.

“Ronaldo ka ende për t’i dhënë futbollit. Ai duhet të qëndrojë për t’i ndihmuar të rinjve drejt suksesit. Shpresoj që ta kemi atë”, ka thënë trajneri Santos.

Ronaldo dështoi të shënonte mbrëmë, por në këtë Kampionat Botëror bëri një super paraqitje duke shënuar katër gola./IndeksOnline/