10:51 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Ford Mustang Elanor fillon shitjen prej 180,000 euro

Lajmet që vijnë nga bota showbizit janë gjithnjë interesante dhe bëjnë bujë të madhe. Mirëpo jo gjithmonë në ato lajme bëhet fjalë për aktorë apo këngëtarë të famshëm. Kësaj radhe bëhet fjalë për veturën ikonike të viteve 1967 Ford Mustan Eleanor.

Ky ishte një nga veturat më të mira që ndonjë herë ka dalë në ekranin e kinemasë dhe ishte pjesë e filmit “ Gone in 60 Seconds “.

Mësohet se pas paraqitjes së parë filmike të kësaj veture janë prodhuar edhe shumë modele të ngjashme dhe kopjime të kësaj veture mirëpo ky që është në shitje është model i licensuar Elanor që fillon çmimin në ankand prej 180,000 Euro.

Sipas ankandin mësohet se aq  e veçanet është kjo veturë sa që duheshin 6 muaj punë për të prodhuar një. Lavdia e kësaj veture qëndron që pamjen dhe dizajnin e tij, e për më shumë ajo çfarë e kategorizon këtë veturë është fuqia marramendëse e tij.

Kjo veturë u projektua të jetë i përshtatshëm për 5 modele të ndryshme të motorëve të gjithë V-8. Mirëpo nga modelet që ka spikatur më shumë është motori Supercharged V8 me 750 kuajfuqi V8 dhe modeli standard që prodhonte 430 kuajfuqi.

Temat: