16:35 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kombinim fantastik, Ford Mustang me motor twin-turbo të Ferrarit

Ford dhe Ferrari përmenden rrallë herë në të njëjtën fjali, përveç nëse flitet për Ford GT.

Megjithatë kemi të bëjmë edhe me një rast tjetër, me këtë Mustang i cili debutoi në SEMA javën e kaluar.

Ky Mustang është një vecori në vete pasi ka një motor 4.3 litërsh V8, të makinës Ferrari 430.

Dhe jo vetëm kaq. Makinës u janë instaluar turbina me dy bërthama nga Nelson Racing dhe një kolektor nga Ferrari California.

Ky Mustang tani ka 700 kuajfuqi. Natyrisht, përmirësimet shtrihen përtej hapësirës së motorit, pasi Mustang ka pezullim nga RideTech dhe rrota Avant Garde të cilat janë të mbështjellura në goma Toyo dhe të mbështetura nga frenat Wilwood. /IndeksOnline/