11:42 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Formacioni katastrofal i Liverpoolit në përballjen e fundit me Napolin

Ndeshja më interesante që zhvillohet sonte në ”Champions League” mes Napolit dhe Liverpoolit.

”San Paolo” është nikoqiri i ndeshjes së sontme që zhvillohet në kuadër të grupit C.

Liverpooli e fitoi ndeshjen e parë ndaj PSG-s në ”Anfield”, ndërsa Napoli barazoi në Beograd, transmeton IndeksOnline.

Herën e fundit kur Liverpooli u përballë me Napolin ishte sezoni 2010/11, ku Liverpooli kishte lojtarë katastrofal në përbërje.

Image result for liverpool 2010/11

Aso kohe, trajner ishte Roy Hodgson, ndërsa Liverpooli paraqitej me lojtarë të kalibrit më të ulët në krahasim me këta të sotmit.

Ky ishte i Liverpoolit kundër Napolit në vitin 2010: Pepe Reina, Martin Kelly, Jamie Carragher, Martin Skrtel, Paul Konchesky, Christian Poulsen, Jay Spearing, Jonjo Shelvey, Milan Jovanovic, Ryan Babel, David Ngog.

Megjithatë, tani kohërat kanë ndryshuar dhe asnjë prej lojtarëve të lartëcekur nuk bën pjesë në skuadrën e Jurgen Klopp./IndeksOnline/