19:40 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Formacioni më i mirë i merkatos së verës

Afati i transferimit të kësaj vere ka qenë për tu mbajtur në mend. Tarifat e rekordeve botërore, marrëveshjet me gojë, vendime spektakolare të minutës së fundit, dhe ende nuk ka mbaruar akoma.

Pra, nuk ka mbetur shumë kohë për të shkuar në fund të merkatos, të paktën për klubet e Premier League, gjithsesi “The Sun” ka ndërtuar një formacion me transferimet e verës.

Ata kanë zgjedhur për një formacion 4-3-3. /IndeksOnline/

Portier: Alisson Becker, nga Roma te Liverpool (66 milionë funta)

Mbrojtës i djathtë: Joao Cancelo, nga Valencia te Juventus (35.5 milionë funta)

Qendërmbrojtës: Issa Diop, nga Toulouse te Ëest Ham (22 milionë funta)

Qendërmbrojtës: Clement Lenglet, nga Sevilla te Barcelona (32 milionë funta)

Mbrojtës i majtë: Lucas Digne, nga PSG në Everton (18 milionë funta)

Mesfushor defanziv: Jorginho, nga Napoli te Chelsea (46 milionë euro)

Mesfushor qëndrorë: Naby Keita, nga RB Leipzig te Liverpool (52.7 milionë funta)

Mesfushor qëndror: Fred, nga Shakhtar te Manchester United (52 milionë funta)

Sulmues i djathtë: Douglas Costa, nga Bayern Munchen te Juventus (35.2 milionë funta)

Sulmues i majtë: Malcom, nga Bordo te Barcelona (36.5 milionë funta)

Qendërsulmues: Cristiano Ronaldo, nga Real Madrid te Juventus (33 milionë funta)