20:53 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

Fulham rikthehet në Premier Ligë pas katër viteve

Aston Villa dhe Fulham luajtën sot në Wembley në ndeshjen finale të play-offit që përcaktonte skuadrën që për vitin e ardhshëm do të garonte në Premier Ligën angleze.

Londinezët ishin dukshëm më të mirë në pjesën e parë, ku shënuan në minutën e tetë me anë të James Chester.

Në pjesën e dytë Fulham u desh të mbrohej më shumë pasi që në minutën e 70 Denis Odoi u ndëshkua me karton të kuq, duke vënë skuadrën londineze në vështirësi të mëdha.

Por Fulham ia del shumë që të mbroj rezultatin dhe të kthehet në Premier League pas katër viteve.

Temat: