19:04 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Fury i kërkon duel Joshuas, ky është mesazhi i tij (Foto)

Tyson Fury zyrtarisht është liruar nga akuzat për përdorim të drogës që i hoqën licencën e boksit për dy vite.

Ai nuk ka nguruar që t’i bëjë ftesë Kampionit të Botës, Anthony Joshua për duel, shkruan indeksonline.

“Ku jeni djalë? Unë jam duke ardhur për ta marrë vendin e parë” ka shkruar Fury në Twitter.

Kujtojmë se Fury kishte fituar titullin duke mposhtur Klitsckon, mirëpo më pas iu anulua për shkak të akuzës. /IndeksOnline/

Temat: