10:14 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Futbollistët afrikan sulmojnë arbitrin (Video)

Një arbitër është sulmuar nga lojtarët, pas marrjes së disa vendime të diskutueshme në Premierligën e Etiopisë.

Ekipi i Defence dhe Welwalo Adigrat ishin duke barazuar 1 me 1, kur gjyqtari ia dha një gol vendasve edhe pse topi nuk kishte kaluar vijën e golit, transmeton IndeksOnline.

Lojtarët mysafirë pas këtij vendimi filluan ta shtynin arbitrin, dhe më pas edhe ta godasin me grushte dhe shqelma.

Federata e Futbollit Etiopian ka pezulluar të gjitha ndeshjet, kurse trajnerin e Defence-s e kanë shkarkuar./IndeksOnline/