09:06 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Futbollisti i Chelseat largohet drejtë Fenerbahçes? (Foto)

Ka kohë që nuk ka luajtur, por Rahman Baba kishte probleme me lëndime prej një kohë të gjatë, ndërsa tani është rikthyer.

Futbollisti ganez ishte i huazuar te ekipi gjerman, Schalke 04, por pas disa ndeshjeve pësoi një lëndim të rëndë.
Ai u rikthye te Blutë e Londrës, ndërsa tani duket në formë të mirë, transmeton IndeksOnline.

Klubi që ka shpreh interesim të menjëhershëm për mini-afatin e janarit është Fenerbahçe, e cila e kërkon mbrojtësin anësor në formë huazimi.

23-vjeçari ka zhvilluar 15 paraqitje me Chelsean. Mbetët të shihet vendimi final i Chelseat, pasi Conte shumë herë ka shpreh interesim për ta mbajtur ish-lojtarin e Augsburgut./IndeksOnline/