09:55 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Futbollisti i Rusisë në mënyrë “profesionale” ia mundësoi golin Suarezit (Video)

Kombëtarja e Uruguait fitoi ndeshjen e tretë në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Ata mposhtë nikoqirin e këtij turneu me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Luis Suarez. Por, ylli i Barcelonës u ndihmua shumë nga lojtari i Rusisë për ta shënuar golin.

Suarez ishte bërë gati që të gjuante nga gjuajta e lirë, kurse futbollisti rus largoi nga muri dy futbollistë të Uruguait për t’ia mundësuar golin sulmuesit.

Dy golat tjerë për Uruguain i shënuan: Cheryshev (autogol) dhe Cavani.

Me fitore Uruguai e mbylli në pozitën e parë, kurse Rusia në të dytin. Në fazën eliminim direkt, Uruguai takohet me Portugalinë, kurse Spanja me Rusinë./IndeksOnline/