22:56 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gabimet që mund t’i kushtojnë rëndë Barçës për titull

Barcelona i ka fituar vetëm gjysmën e ndeshjeve të La Ligas këtë sezon, gjë e cila mund t’i kushtojë shumë në garën për titull.

Pavarsisht katër fitoreve në fillim të sezonit, primatit në renditje, barazimi i fundit nga Valencia i renditë ata në vendine dytë.

Fitoret e fundit e Barçës erdhën nga Deportivo Alaves, Real Valladolid, Huesca dhe Real Sociedadi dhe në të gjitha këto ndeshje, Ousmane Dembele shkëlqeu për skuadrën katalunase.

Megjithatë, barazimi me Gironan, 2-2, tutje, ndikoi që në tri ndeshjet e ardhshme të mos marrë fitore – një humbje dhe dy barazime, transmeton IndeksOnline.

Ende, fatmirsisht rezultatet e dobëta nuk kanë ndikuar shumë në renditjen e katalunasve në tabelën e La Ligas.

Sevilla, e cila është lidere aktuale në La Liga, është një pikë para skuadrës së Ernesto Valverde, derisa Real Madridi ka dalur në vendin e katërt.

Por, është e rëndësishme që Barcelona ta dijë se orari i saj është i komplikuar në javët e ardhshme. Dy ndeshjet e ardhshme të Barçës janë ndaj Sevillas dhe Real Madridit./IndeksOnline/

Temat: