09:34 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Gabriel Jesus refuzon kontratën e re me Cityn?

Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus ka refuzuar kontratën me klubin anglez, Manchester City.

Sipas mediave britanike, 20-vjeçari nuk dëshiron të nënshkruaj kontratë të re me Citizen, derisa këta të fundit ia rrisin pagën, transmeton IndeksOnline.

Braziliani iu bashkua klubit nga “Etihad” në janar të 2017 nga skuadra e Palemiras. Ai nënshkroi kontratë katër vjeçare, deri në vitin 2021.

Jesus deri më tani ka zhvilluar afro 40 paraqitje me klubin nga Anglia dhe ka shënuar 16 gola./IndeksOnline/