15:16 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gara mes Ferrarit dhe Porsches shkakton aksident të rëndë

Në Sllovaki, në Dolný Kubín ka ndodhur aksidenti tragjik, në të cilën janë përfshirë dy makina luksoze, dhe një person u humbi jetën. Policia sllovake ka postuar videon ku shihet momenti i përplasjes së tyre.

Të dhënat tregojnë se tre makina luksoze po garonin në rrugë, pavarësisht vijës së plotë dhe shikimit të dobët. Në një moment, Škoda Fabia u shfaq nga drejtimi i kundërt. Shoferi i parë i makinës së Mercedes u largua në skajin e rrugës. Ferrari nuk ishte në gjendje të largohej, kështu që ai ugoditë nga prapa nga Porsche, pastaj vjen përplasja e madhe me makinën Škoda. /IndeksOnline/