Garë e nxehtë/ Tabela dhe java e 27’të e Superligës (Foto)
Me ndeshjet e fundit, Flamurtari – Prishtina, sot është mbyllur xhiroja e 26’të në Vala Superligën e Kosovës.
Skuadra e Prishtinës mposhti 2 me 0 rivalin lokal, duke e bërë më të nxehtë garën për titull kampion, shkruan IndeksOnline.
Me fitore klubi bardhekaltër iu është afruar vendit të parë, që mbahet nga Drita me 50 pikë.
Java e 27’të fillon nga e premtja (13 prill), me ndeshjen Gjilani – Feronikeli, për të vazhduar me ndeshjet e ditës së shtune dhe diele.
Të shtunën zhvillohen tri takime interesante; Liria – Llapi, Prishtina – Besa dhe Drenica – Flamurtari.
Xhiron e 27’të e mbyllin dy takimet e fundit; Trepca ’89 – Vëllaznimi dhe Drita – Vllaznia e Pozheranit.
Të gjitha takimet fillojnë nga ora 15:00, ndryshe nga orari i fundit që ishte nga 14:00./IndeksOnline/