23:21 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gattuso i zhgënjyer me humbjen: Milani e kishte humbur rrugën sonte

Gennaro Gattuso mendon se Milani e humbi rrugën plotësisht dhe se Betisi e dominoi ndeshjen e sontme.

”Rossonerët” pas humbjes, 0-1 në Derby della Madonnina, humbën sontme me rezultat, 1-2 nga Real Betisi në Europa League.

”Ne e humbëm rrugën plotësisht. Ishte një ndeshje me plotë vuajtje, kështu që ne e humbëm vetëbesimin tonë”, tha trajneri për Sky Sport Italia, transmeton IndeksOnline.

”Kjo skuadër nuk luan me ide të qarta, nuk mund të bëjë se çfarë të dojë dhe Betisi e meritoi fitoren sonte”.

”Nuk mund të flasë për incidentin e penalltisë, sepse ata dominuan. Ishte paraqitja jonë ajo që më shqetësoi sonte”.

”Nuk duket të jemi skuadra që ishim para disa javësh. Duhet ta gjejmë një zgjidhje të përmirësohemi”./IndeksOnline/