13:25 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gent Begolli tregon arsyet e bashkëpunimit me VV-në në Prishtinë

Gent Begolli, Drejtor i shërbimeve publike në Komunën e Prishtinës, ka dhënë arsyet se pse ka lidhur marrëveshje me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Begolli ka thënë për ti lëshuar rrugë proceseve të rëndësishme për komunën, dega e AAK në Prishtinë ka vendosur që të bashkëpunojnë me LVV, raporton Indeksonline.

“Të nderuar bashkëqytetar të Prishtinës. Në zgjedhjet e fundit lokale, ne si AAK kemi siguruar 8,200 vota dhe kjo falë besimit qe na keni dhënë ju, qytetarë të Prishtinës për të cilin ne ju jemi shumë mirënjohës. Duke mos dashur të jemi në pozitë të bllokuesit ne si degë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë kemi vendosur qe të lidhim marrëveshje bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje e gjithë kjo për hirë të proceseve qe kanë të bëjnë me zhvillimin e qytetit tonë.Prishtina dhe qytetari i Prishtinës mbi te gjitha! Me respekt,Gent Begolli” ka shkruar ai në facebook./Indeksonline/