14:06 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Gerrard e cilëson Kloppin si “pluhur ari” , tregon si e ndihmoi në punën e trajnerit

Steven Gerrard ka pranuar që fillimisht e kishte vëshirë të përshtatet me rolin e një menaxheri, por falë ndihmës së Jurgen Klopp që po e mëson në baza ditore çdo gjë është më e lehtë.

Legjenda e Liverpool-it mori nën drejtim skuadrën U-18, duke mos pësuar humbje që gjashtë muaj, dhe poashtu ai menaxhoi skuadrën U-19 për në cerekfinale të UEFA Youth League ku humbën ndaj Manchester City në penalti.

Në rolin e tij të parë drejtues që kur u tërhoq nga të luajturit futboll, ish-kapiteni i Liverpool-it dhe kapiteni i Anglisë kanë shkuar mirë, dhe në një video ekskluzive nga sponsorët BetVictor – në të cilën ai shfaqet së bashku me Klopp – Gerrard zbuloi sa shumë ai ka mësuar në një hapësirë ​​të shkurtër kohore, shkruan IndeksOnline.

“Ka shumë informacione në të cilat duhet mbështetur dhe duhet marrë” , deklaron Steve. “Cdo gjë është e re, nuk është aq e mundimshme, por është ndryshe” .

Gerrard thotë se dallimi mes lojës dhe menaxhimit ishte ajo që e befasoi atë më shumë, por e gjitha iu lehtësua përmes ndihmës së Klopp.

“Nuk do të gënjej, në fillim ju jeni sic është një lepur kur ia drejton dritën” , tha ai.

“Kur jeni një futbollist, ju vetëm shkoni të luani, vetëm shkoni në fushën e trajnimit, në Anfield ose Goodison ose kudo. Kur je menaxher, ka shumë më tepër se sa mendon” .

Kur u pyet nëse ai do i kërkonte Klopp për ndihmë, Gerard tha: “Tashmë e kam bërë këtë”.

“Shumë herë e kam telefonuar, kam shkruar dhe ai ka qenë këtu në Melwood, unë i kam bërë pyetje të ndryshme atij. Për mua kjo është si një është pluhur ari” deklaroi Gerrard. /IndeksOnline/

Temat: