13:02 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Girona – Barça, konfirmohet data e zhvillimit të ndeshjes së parë në Amerikë

Girona dhe Barcelona, formalisht kanë bërë një kërkesë drejt Federatës së Futbollit të Spanjës që ta luajnë ndeshjen e tyre në Miami gjatë muajit janar.

Javën e kaluar, Girona konfirmoi se e ka pranuar këtë propozim sepse ata e shohin këtë si mundësi të mirë për zgjerim.

La Liga në një konferencë për shtyp ka konfirmuar sot se Delfi Geli dhe Josep Maria Bartomeu, presidentët e të dyja klubeve, i kanë shkruar letër presidentit të RFEF, Javier Tebas, transmeton IndeksOnline.

Girona, e cila e ka sfiduar Barcelonën vetëm njëherë në Montilivi në një ndeshje kompetitive, është njëra ndër klubet që ka pranuar të luajë në Amerikë.

La Liga ka nënshkruar kontratë 15-vjeçare me Relevant Sport për t’i zhvilluar ndeshjet e La Ligas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një lëvizje që ka shkaktuar debat.

Raportohet se Girona do t’i marrë 4.5 milionë euro për këtë ndeshje, derisa 1500 tifozë do të lirohen nga shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit./IndeksOnline/