13:54 / E Shtunë, 16 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Gjelat” mposhtin “kengurët”, jo lehtë siç pritej

Franca e ka mposhtur Australinë me rezultat 2-1.

Në një ndeshje ku Franca pritej të dominonte, “kengurët” treguan se janë skuadër e papërshtatshme. Të tre golat në këtë përballje u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes.

Griezmann nga penalltia shënoi për 1-0 në minutën e 58. Katër minuta më vonë barazoi Jedinak nga i njëjti pozicion. Paul Pogba realizoi golin e fitores në minutën e 81 të ndeshjes për 2-1./Indeksonline/