12:50 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Gjermanët përdorën majmunë për të vërtetuar se a janë të dëmshme veturat dizel

Prodhuesit gjermanë kanë luftuar për të mbajtur veturat dizel ndër vite, madje ata kanë financuar një eksperiment në vitin 2014, duke përdorur 10 majmunë, raporton New York Times.

Mund të duket si një shaka në fillim, por është mjaft serioze. Sipas dokumenteve të gjykatës dhe dokumenteve të qeverisë të shqyrtuara nga New York Times, një grup i financuar nga Volkswagen, Daimler dhe BMW – i quajtur “Grupi i Kërkimeve Evropiane për Mjedisin dhe Shëndetin në Sektorin e Transportit” – punësuan shkencëtarë për të kryer hulumtime që portretizonin motorët me naftë si dicka pozitive.

Sipas New York Times, qëllimi i kompanive me këto studime ishte për “të ndikuar në debatin politik dhe për të ruajtur privilegjet tatimore për naftë” , transmeton IndeksOnline.

Ky eksperiment u zhvillua në Albuquerque në vitin 2014, duke sfiduar një pohim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë 2012 , se gazrat e naftës janë kancerogjene.

Ekspertët lejuan që veturat të aktivizohen tërë kohën, duke hequr auspuhin nga tubat e shkarkimit.

Gazi pastaj u hollua dhe “ushqeu” dhomat ku ishin majmunët. Për t’ mbajtur kafshët të qeta gjatë 4 orëve me tym, punëtorët e laboratorit përdorën një televizor që shfaqet filma vizatimorë.

Historia përmend përgjigjet nga të tre prodhuesit e automjeteve, duke thënë:

Volkswagen, Daimler dhe BMW thanë se grupi i kërkimit bëri punë shkencore legjitime. “E gjithë puna kërkimore e porositur me E.U.G.T. u shoqërua dhe u rishikua nga një komitet kërkimor i përbërë nga shkencëtarë nga Universitete të njohura dhe institute kërkimore “, tha Daimler në një deklaratë.

Volkswagen tha në një deklaratë se studiuesit nuk kishin arritur kurrë të botonin një studim të plotë.

Pra, studimi me sa duket nuk u publikua kurrë, dhe sigurisht, majmunët përdoren gjatë gjithë kohës si lëndë testuese (madje i dërgojmë në hapësirë). /IndeksOnline/