17:24 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gjilani është i “Skifterave”, Kampionët kanë humbur “busullën”

Ka përfunduar derbi i anamoravës në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës.

Gjilani ka mposhtur Dritën me rezultat minimal 1-0 në një ndeshje që u zhvillua kryesisht në mesfushë me pak raste shënimi.

“Skifterat” golin e arritën në fund të pjesës së parë, ku Perez shënoi me kokë pas një krosimi nga Nika.

Me këtë fitore, Gjilani është në pozitën e katërt me 13 pikë aq sa ka Flamurtari që donte luan me Prishtinën.

Ndërsa Drita është në pozitën e 10-të me gjashtë pikë, ku vetëm Ferizaji (4) dhe KEK-u (0) kanë më pak pikë. /IndeksOnline/

 

Temat: