22:39 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gjilani më shumë se dy orë pa rrymë

Disa lagje të komunës së Gjilanit sonte kanë mbetur në terr për disa orë.

Një lexues i Indeksonline ka thënë se për më shumë se dy orë në Gjilan nuk ka energji elektrike.

“Në lagjen ‘Arbëria’ nuk ka rrymë qe sa kohë, e nuk po e dijmë se pse është ndalur”, ka thënë ky lexues.

Sipas tij, nuk është raportuar për ndonjë prishje apo për reduktime të energjisë. /Indeksonline/

Temat: