10:05 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gjuriq: Në Bruksel po shkojmë që të luftojmë për Serbinë

Shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë sot se nuk pret ndonjë gjë nga raundi i ardhshëm i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

Gjuriq poashtu ka thënë se të gjitah presionet mbi negociatorët serb në dialog me Prishtinën do të kenë një kundër efekt dhe se ato nuk janë të rastësishme.

“Delegacioni serb i kryesuar nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, po shkon në Bruksel për të luftuar për Serbinë”, ka thënë Gjuriq, transmeton Indeksonline.

Këtë të diele pritet që në Bruksel të zhvillohet raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, ku presidenti i vendit Hashim Thaçi do të takohet me homologun e tij serb, Aleksadnar Vuçiq./Indeksonline/

Temat: