12:38 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gjuriq sot në Kosovë, takohet me Listën Serbe

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të qëndroj sot në mesditë për vizitë në Kosovë, për të marr pjesë në mbledhjen solemne të Listës Serbe që mbahet në Mitrovicë.

Siç raporton portali Kossev, Lista Serbe ka kërkuar të mërkurën të konsultohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic për siç ka thënë ajo, shkeljet që shqiptarët po u bëjnë negociatave në Bruksel, transmeton Indeksonline.

Kjo Listë ishte ankuar se Brukseli zyrtar po hesht karshi shkeljeve që shqiptarët po bëjnë në dialogun që mbahet në Bruksel mes palës kosovare dhe serbe.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se Prishtina po refuzon të marr pjesë në raundin e ri të bisedimeve, duke kërkuar takim urgjent me presidentin serb, për të biseduar për zbatimin e rezolutës së nënshkruar mes Kosovës e Serbisë sa i përket unifikimit të pikave doganore.

Kujtojmë se Gjuriq ishte dy herë në Kosovë gjatë muajit prill, kurse më 26 mars ishte arrestuar në veri të Mitrovicës, pasi kishte hyr pa leje në Kosovë.

Srpska Lista e cila është partnere në Qeverinë e Ramush Haradinajt , pas arrestimit të Marko Gjuriqit është deklaruar se është dorëhequr nga qeverisja. /Indeksonline/

 

Temat: