08:16 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Gjuriq sot në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës, Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq sot do të qëndrojë në Kosovë.

Gjuriq,  sipas mediave në Serbi do të marr pjesë në liturgjinë e Pashkëve ortodokse që mbahet në mesnatë në manastirin e Banjskës në Zveçan.

Këtë herë zyrtari serb këtë do ta bëjë me lejen e insitucioneve të vendit tonë.

Dihet se arsyeja që Marko Gjuriq vjen në Kosovë është me rastin e festës së pashkëve ortodokse, të cilën i njëjti ka vendosur që t’i festojë në Kosovë.

Ndryshe, ardhjen e tij e ka konfirmuar për “Indeksonline”, këshilltari i zëvendëskryeministrit, Pacolli, Jetlir Zymberaj.

“Po, kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës së pashkëve ortodokse.  Pa marrë parasysh që është zyrtar, ai sikurse secili pelegrin tjetër e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron”, kishte thënë Zymberaj.

Kujtojmë se Gjuriq erdhi në Kosovë më 26 mars, por MPJ i kishte refuzuar kërkesën për të vizituar vendin.

Si pasojë, ai është arrestuar në veri të Mitrovicës, për t’u lënë i lirë përsëri në mbrëmje. /Indeksonline/

Temat: