19:36 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gjysmëfinalja: Angli – Kroaci, ky do të jetë referi kryesor (Foto)

Gjyqtari i njohur europian, Cuneyt Cakir do të jetë kryesori në ndeshjen Angli – Kroaci.

Turku është emëruar si gjyqtari kryesor për të referuar në përballjen gjigante që luhet të mërkurën në mbrëmje, shkruan IndeksOnline.

Cakir referoi në dy ndeshje gjatë botërorit. Takimin mes Marokos dhe Iranit, ku ndau katër kartonë të verdhe dhe Nigeri – Argjentinë, pesë kartonë të verdhë.

Anglia dhe Kroacia, gjysmëfinalja e Kupës së Botës luhet nga ora 20 e 45.

Kujtojmë që “Tre Luanët” eliminuan Suedinë, kurse Kroacia, Rusinë./IndeksOnline/