10:02 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Gllogoc, pas problemit në rrjete sociale, e ndjek me pistoletë e shkop druri

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është ankuar se pas një konflikti në rrjetin social, i dyshuari ishte duke e përcjellë.

Njësia policore ka arrestuar të dyshuarin dhe gjatë kontrollimit në veturën e tij, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë dhe një shkop druri.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/