11:49 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Të shtëna në aheng, arrestohet një person në Stanovc

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje pasdite është arrestuar një i dyshuar në fshatin Stanov të Epërm të Vushtrrisë pasi që i njëjti në aheng familjar ka shtënë në ajër me pistoletë.

Pistoleta me gaz është konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/