22:36 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Gola dhe spektakël, por pa fitues në Torino (Video)

Juventusi ka barazuar me Tottenhamin në ndeshjen e 1/8 të Ligës së Kampionëve, shkruan indeksonline.

Gonzalo Higuain shënoi që në minutën e dytë për t’i dhënë zemër skuadrës së tij.

Argjentinasi shënoi edhe golin e dytë nga penalltia në minutën e nëntë, mirëpo dështoi në penalltinë e dytë në fund të pjesës së parë.

Në anën tjetër Kane ngushtoi epërsinë në minutën e 35-të.

Në pjesën e dytë, Tottenham ishte më kërkues, ku arriti të shënoj me një super-gol në minutën e 72-të.

Ndeshja e dytë e cila do të zhvillohet me 7 mars pritet të jetë vendimtare për skuadrat në luftën për një vend në çerekfinale. /IndeksOnline/