23:44 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Gold Ag nuk heziton, vargje Sylejman Selimit i kushton

Të gjithë pritën sot lirimin nga burgu të ish-gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimit. Por fatkeqsisht ai ende vazhdon të mbahet prapa grilave.

Edhe reperi Gold AG, i cili deri më tani numëron disa këngë për komandantë e ushtarë të UÇK-së, ai duket se ka një projekt gati edhe për Sulltanin, shkruan Indeksonline.

Vet reperi ka postuar në llogarinë Instagram disa vargje, për ish-gjeneralin.

Mos u mërzit komandant se në dorë të Zotit është mëshira,
Ndoshta diçka që duket keq për ty është më e mira.
Robin që e don Zoti e sprovon,
E kujt si ndodh gjë le ta din që e harron.

Vërtet katër muret nuk jan hiq të leta,
Si vaji mbi ujë qëndron e vërteta.
E di që e pyet vetën a kam shok o burrë
Përgjigja është që disa shokë spaskan qenë kurrë.

Sprova është pastrim për besimtarin,
Sakrifica për atdhe është dëshirë për shqiptarin.
Ti do të dalësh më leht sesa hyre
E disave do ti vie turp nga heshtja e tyre.

Arian Agushi , për ty komandant.