09:04 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Golden State ndëshkohet në shtesë, fitojnë Oklahoma e Dallas

Koha shtesë ka ndëshkuar Golden State, që u mund 121-116 nga Clippers, ndeshje ku vendasit patën një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës, por në fund shifrat u barazuan 106-106. Për Clippers, 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, me Lou Williams që realizoi 25 pikë e Harrell 23, të dy lojtarë që e nisën ndeshjen nga stoli.

Për Warriors u dallua Durant, me një “triple double” (33 pikë, 11 rebaund e 10 asist, mbështetur edhe nga Thompson me 31 pikë, por që mbetën për statistikë (vijon të mungojë Curry, i dëmtuar).

Humbet skuadra e San Antonio, që u mund 104-99 nga Sacramento, sfidë në përgjithësi e ekuilibruar, por vendasit u shkëputën në fund dhe triumfuan falë 22 pikëve të Bogdanovic. Dallas mposht 103-99 Chicago, ndeshje e luajtur në fushën e këtij të fundit.

LaVine me 26 pikë ishet shënuesi më i mirë i takimit, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen e Bullsa, ndërsa për teksantë u dallua Barnes me 23 pikë.

Fitorja e nëntë sezonale për Philadelphia, që mposhti 124-114 Miami, takim i komanduar nga miqtë, të karikuar edhe nga lajmi i transferimit të Butler (nuk luajti).

Më i miri në fushë ishte Embiid me 35 pikë e 18 rebaund, që pati edhe ndihmën e Reddick me 25 pikë. Rikthehet te fitorja skuadra e Oklahomës, që mundi 118-101 Phoenix (George 32 pikë), ndërsa Minnesota mundi 120-113 Brooklyn, falë 25 pikëve e 21 rebaund të Towns.

NBA – Rezultatet e sotme

Washington – Orlando, 117-109

Miami – Philadelphia, 114-124

Toronto – New Orleans, 110-126

Chicago – Dallas, 98-103

Memphis – Utah Jazz, 88-96

Minnesota – Brooklyn, 120-113

Oklahoma – Phoenix, 118-101

Sacramento – San Antonio, 104-99

Clippers – Golden State, 121-116

Temat: