10:52 / E Premte, 22 Janar 2021 / Blerim

GOLI ‘fantazmë’ i Vedat Muriqit!

Vedat Muriqi mbrëmë shënoi golin e fitores në ndeshjen kundër Parma-s (2-1) dhe kualifikoi Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Muriqi goditi topin me kokë në minutën 90’të, topi shkoi në shtyllë dhe pastaj në gol – por për të shkuar në gol u dashtë devijimi i portieri të Parma-s, shkruan IndeksOnline.

Lazio thotë se Vedat Muriqi ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e ‘biancocelesti’ – disa media shkruajnë se goli nuk është duke i numëruar Muriqit.

Ashtu thotë edhe faqja zyrtare e Coppa Italia, të cilët golin e fitores e cilësojnë si autogol nga Colombi. Autogol është edhe te faqja e famshme për rezultateve ‘Flashscore’.

Edhe rregulla thotë se nëse topi godet shtyllën, zyrtarisht i bie se nuk ishte duke shkuar drejtë portës – andaj devijimi i portierit në rastin e Muriqit vlerësohet si autogol.

Pra shënimi i sulmuesit të Kombëtares së Kosovës mbetët gol ‘fantazmë’, deri në njoftimin zyrtar./IndeksOnline/