15:08 / E Enjte, 04 Maj 2023 / k.v

Grabitje e armatosur në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një grabitje e armatosur ka ndodhur para pak çasteve në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, raporton IndeksOnline.

Grabitja ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri” ndërsa aktualisht vendi i ngjarjes është i rrethuar me shirita të policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policor të cilët po merren me rastin ndërsa raportohet se i dyshuari pasi ka grabitur paratë ka ikur në drejtim të panjohur.

IndeksOnline ka pyetur policinë në lidhje me rastin dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare.