12:44 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Grezda zbulon bisedën me Panuccin pas ndeshjes: Nuk kam qenë kurrë kaq i zhgënjyer

Eros Grezda startoi nga minuta e parë dhe luajti deri në fund të takimit mbrëmë kundër Skocisë.

Reprezentuesi shqiptar ishte pjesë e Shqipërisë në humbjen e djeshme turpëruese nga Skocia me rezultat, 0-4 në Shkodër.

E pas ndeshjes, ylli i Rangers ishte i zhgënjyer plotësisht me paraqitjen e Kombëtares shqiptare, transmeton IndeksOnline.

Related image

Tutje, Grezda ka zbuluar edhe bisedën me trajnerin, Christian Panucci pas ndeshjes në ”Loro Boriçi”.

“Tha që nuk duhet ta ulnim kokën. Ishim shumë nervozë në dhomat e zhveshjes. Tha që dua të shqetësohemi. Jemi 11 lojtarë në fushë”.

”Përgjegjësitë i mbajmë të gjithë. Kemi humbur të gjithë. Kështu është futbolli. Isha shumë i tensionuar. Nuk është e lehtë të humbësh 4-0 në shtëpi. Kjo nuk më ka ndodhur kurrë”, theksoi Grezda./IndeksOnline/