08:14 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Grimeri i Kimit i mahnitur nga Shqipëria, ja çka bëri tani (Foto)

Grimeri shqiptar më i njohuri në të gjithë botën, Mario Dedivanovic mbajti javën e kaluar një “Master Class” edhe në Tiranë.

Aty morën pjesë të gjitha grimeret shqiptare, të cilat shkuan të marrin mësim nga mjeshtri i grimit, shkruan Indeksonline.

Kjo përvojë duket se i ka krijuar përshtypje të madhe, Marios, i cili ka ndarë në profilin e tij në Instagram pjesë nga ligjërata.

Grimeri i yllit, Kim Kardashian, ka thënë se ka shikuar videot 20 herë, duke i falendëruar të gjithë ata që morën pjesë në Pallatin e Kongreseve për ta parë atë. /Indeksonline/