08:13 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Guardiola: Hapëm garën për titull

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola pas humbjes nga Liverpooli ka bërë komplimente për skuadrën kundërshtare.

Ai madje ka thënë se me këtë humbje ka hapur garën për titullin kampion, shkruan indeksonline.

“Përveç disa minutave, ne bëmë një performancë pozitive. Pas golit të dytë ata shënuan dy herë të tjera në vetëm pak minuta dhe më pas është e vështirë të rekuperosh. Në të gjitha konferencat për shtyp të dhëna gjatë muajve të fundit ju më keni thënë se Premier League ka përfunduar, ndërsa unë kam thënë gjithmonë jo. Është ende e hapur për tu vendosur. Ne do të mbrojmë pozitat tona ndeshje pas ndeshje”, deklaroi Guardiola pas humbjes ndaj Liverpool 4-3.

Përpara përfundimit të sezonit, Manchester City do të përballet me Arsenal dhe Manchester United në transfertë, ndërsa me Chelsea dhe Tottenham në “Etihad”. /IndeksOnline/