14:10 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Guri Martini vjen me bashkëpunimin e parë ndërkombëtar (Video)

Emri i tij është Guri Martini por në publik njihet si ‘GRMV’ dhe po ashtu vlerësohet për risinë që po e sjell në Hip-Hopin shqiptar, duke e aktivizuar zhanrin ‘trap’ të kësaj rryme muzikore, që tek ne është pothuajse i pakultivuar.

Trapartisti shqiptar ka sjell këngën e tij më të re në bashkëpunim me reperin zviceran Pronto, shkruan lajmi.net

Fjala është për projektin ‘Rreka’ që nënkupton ‘Kerre’ e që është shoqëruar me një videoklip ku shihen makina të markave të ndryshme.

Që nga publikimi i kësaj kënge e deri më tani, dyshja një fjalë janë vlerësuar nga publiku për këtë prurje të re.

Përpos si reper, artisti shqiptar që jeton në Zvicër merret edhe me dizajn mode me te cilen eshte mjafte i njohur, po ashtu vepron edhe si menaxher në evente të ndryshme me artistë të huaj, si Migos, Young Thug e shumë të tjerë.

Kujtojmë që GRMV është pjesë e labelit ‘Runing Rebels’ që në vete ka artistë shumë të talentuar që po sjellin një frymë dhe stil mjaft të veçantë në Hip-Hopin shqiptar, të cilën nuk e kemi te reperët tjerë.